Informata shfrytëzuese

 

Si përpilohen hartat e reja topografike?

Hartat e reja topografike të shkallës 1:25.000 janë të përpiluara mbi incizimet aerofotogrametrike, të kryera në korrik të vitit 2004 në kuadër të projektit “Përpunim të hartës themelore shtetërore GIS të R. së Maqedonisë”. Projekti u realizua bashkërisht nga ana e Entit shtetëror gjeodezik të atëhershëm (ESHGJ) dhe Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) nga marsi i vitit 2004 deri më vitin 2006. Në kuadër të projektit janë përpunuar 105 harta topografike të shkallës 1:25.000 nga gjithsej 205, të cilat në fotografi janë të shënuara me ngjyrë të kuqe. Pas përfundimit të projektit, ESHGJ, tanimë Agjencia e kadastrës të pasurisë së patundshme (AKPP), vazhdoi vetëm  përpunimin e hartave tjera të shkallës 1:25.000. Deri më tani nga ana e AKPP-ës janë përpunuar gjithsej 100 harta topografike, të  përpunuara në hartën topografike të shkallës 1:25.000 të njëjtat u përfunduan kah fundi i dhjetorit viti 2011 .Hartat topografike të përpunuara në AKPP janë paraqitur me ngjyrë të gjelbërt në këtë foto.


 


Nëse dëshironi të shkarkoni Indeks-hartën të ndarjes së fletë hartave në hartën topografike të shkallës 1:25.000 klikoni në hartë.

 


 Për cilat territore janë përpiluar hartat e reja?


I tërë territori i R. së Maqedonisë gjatë muajit korrik të vitit 2004, ka qenë i mbuluar me aerofotografi të teknikës bardhë -zi të shkallës 1:40000. Mbi këto aerofotografi, për tërë territorin e R. së Maqedonisë janë përpunuar ortofoto harta të shkallës 1:25.000 dhe 20 m (grid) model sipërfaqësor. janë përpiluar harta topografike në formë digjitale (formë rasteri dhe vektoriale ) dhe të shtypur dhe model digjital të terrenit.
Për mbrojtje të regjionit të derdhjes së Liqenit të Ohrit është formuar GIS baza e të dhënave, në të cilin është përfshirë territori nga 31 harta topografike (sipërfaqja në fotografinë më lart).

 


Cilat janë dallimet mes hartave të vjetra dhe të reja?

Krahas asaj që përmbajtja e hartave të reja është më e azhurnuar dhe janë të përpiluara mbi të dhënat e matjeve të kryera në korrik të vitit 2004, ka edhe dallime tjera mes hartave të vjetra dhe të reja.

 

Kategori të ndryshuara Harta të vjetra Harta të reja
Vit i prodhimit
1960 - 1970 2004-2006 dhe më pas
Forma e të dhënës
E shtypur E shtypur dhe digjital
Gjuhë
Maqedonisht
(alfabet latin)
Maqedonisht (cirilik)
Anglisht
Mënyra të dorëzimit
të hartave të shtypura
Formë jo e paketuar Formë e paketuar/jopaketuar
Informacione jashta      
margjinave
Vija e shkallës Legjenda
Vija e shkallës
Baza matematikore
Historiku i përpunimit
Metoda e matjes
Treguesi i hartave 

 

 

 A është e mundëshme të dhënat e blera të shfrytëzohen për qëllime komerciale?

Të dhënat kartografike, shfrytëzuesit mund t’i shfrytëzojnë vetëm në destinime për të cilat këto të dhëna janë dorëzuar, respektivisht vetëm për nevoja të veta. Të dhënat kartografike, shfrytëzuesit nuk guxojnë t’i shumëzojnë, t’i ndryshojnë, t’i përpunojnë, të shpallen publikisht dhe t’u jepen në përdorim personave tjerë, respektivisht t’i shfrytëzojnë për qëllime komerciale pa ndonjë miratim të shkruar nga AKPP-ja, gjegjësisht pa ndonjë marrëveshje të veçantë me të cilën do të përcaktoheshin raportet reciproke me shfrytëzuesin e të dhënave.

 


Ku të drejtoheni po qe se keni pyetje të caktuara në lidhje me hartat topografike?


Për çfarëdo lloj informacionesh, drejtohuni Sektorit të hatografisë pranë AKPP-ës.

Kontakte:
AKPP- Sektori i hartografisë
Orari i punës: nga ora 08.30-16.30 (Nga e hëna-të premten)
Tel: (2)3204-832
Faks: (2)3171-668
Posta –elektronike: office@katastar.gov.mk
                           info@katastar.gov.mk