Organizimi i AKPP

Me Agjencinë e kadastrës së pasurisë së patundshme – AKPP, udhëheq Këshilli drejtues i përbër prej pesë anëtarëve edhe atë nga një anëtar me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, të Ministrisë të Financave, të Ministrisë të Ambientit Jetësor dhe të Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave. Anëtarët e Këshillit drejtues i emëron dhe i shkarkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë në periudhë prej pesë vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes.
 

Organizimi dhe puna e brendshme në AKPP, rrjedhin nga kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj, përmes grupimit të punëve dhe detyrave sipas llojit të tyre, vëllimit, ndërlikueshmëris e afërisë së ndërsjellë dhe ndërlidhjes.
 

Organizimi i brendshëm i AKPP-ës siguron:


- kryerje ligjore, profesionale, efikase, të rregullt, transparente, të ndërgjegjshme dhe me kohë të punëve dhe detyrave në pajtueshmëri me kushtetutën dhe ligjin;

- autonomi dhe përgjegjësi në kryerjen e punëve dhe detyrave;

- krijim të përgjegjësisë vetjake e kolektive për kryerje të punëve të besueshme të cilat dalin në çdo vend pune;

- shpërndarja e drejtë e punëve në përshtatje me vendet e punës dhe përcjellja dhe kryerja e të njëjtave;

- zhvillim dhe avancim të punës ekipore;

- zhvillim dhe avancim të strategjive të ngritjes profesionale të të punësuarve;

- zbatim të metodave bashkëkohore të punës;

- orientimi shërbyes ndaj qytetarëve dhe pesonave juridik;

- realizim të bashkëpunimit të ndërsjellë të formave organizative në Agjencinë dhe bashkëpunimi i tyre me organe dhe organizata tjera në vend dhe jashtë, si dhe përshtatja e tyre kompetencave të Agjencisë të përcaktuara me ligj dhe  nevojave të qytetarëve.


 

ORGANOGRAM