Kadastra e pasurisë së patundshme

Kadastra e pasurisë së patundshme është libër publik në të cilin shënohen e drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera reale të pasurisë së patundshme,  të dhënat për pasurinë e patundshme, si dhe të shënuarit e të drejtave dhe fakteve tjera që është e përcaktuar me ligj.
 

Matja e pasurisë së patundshme, do të thotë përmbledhje të të dhënave hapësinore e përshkruese të pasurisë së patundshme në funksion të vendosjes e të mbajtjes së kadastrës dhe përpunimi dhe formësimi i tyre. Gjatë matjes të pasurisë së patundshme përmblidhen të dhëna dydimensionale dhe përshkruese dhe kryhet përpunimi dhe formësimi i tyre në funksion të konstatimit dhe të mbajtjes së kadastrës të pasurisë së patundshme.
 

Pasuri e patundshme janë tokat, ndërtesat, pjesë të veçanta të ndërtesës dhe objekte tjera, si dhe pasuri tjera të paluhatshme të cilat shënohen në kadastrin e pasurisë së patundshme në pajtim me ligjin.
 


Mënyra e vendosjes të kadastrës së pasurisë së patundshme


Kadastra e pasurisë së patundshme vendoset gjatë: regjistrimit sistematik të të drejtave të pasurive të patundshme, regjistrim veças të së drejtës mbi pasurinë, shënim të të drejtave të pashënuara të pasurisë së patundshme sipas kadastrës së vendosur të pasurisë së patundshme dhe kalimi i të dhënave nga kadastri i tokës në kadastrën e pasurisë së patundshme. Në kadastrën e pasurisë së patundshme  shënohen e drejta e pronësisë, nënformat të së drejtës së pronësisë (bashkëpronësia dhe prona e përbashkët), të drejtat e tjera reale (e drejta e zyrtarizimit, e drejta e pengut (hipotekës), e drejta e ngarkesës reale dhe e drejta e qirasë afatgjate reale juridike e tokës ndërtimore), e drejta e lizingut, hipoteka fiducijare, si dhe të drejta dhe fakte tjera, shënimi i të cilave është e përcaktuar me ligj.