Zhvillimi historik i Agjencisë së kadastrës së pasurisë së patundshme

Me vendim të Qeverisë të Republikës Popullore të Maqedonisë shpallur në Fletën Zyrtare të RPM numër 25/1947, më 14 korrik 1947 është formuar Drejtoria  gjeodezike e Republikës Popullore të Maqedonisë.



Më 1967 me vendim të Qeverisë të Republikës Popullore të Maqedonisë, Drejtoria gjeodezike ka ndryshuar emërtimin në Drejtori republikane gjeodezike, si organ i pavarur i drejtorisë në kuadër të drejtorisë shtetërore.



Më 1977 me qëllim të rritjes së produktivitetit dhe të efikasitetit të kryerjes së punëve drejtuese dhe operative, me vendim të Këshillit të atëhershëm ekzekutiv, është bërë riorganizimi i Drejtorisë Republikane Gjeodezike, në pajtim me pjesën më të madhe të të punësuarve që të rivendosen në Entin e posaformuar për çështje gjeodezike e fotogrametrike. Me formimin e Entit për çështje gjeodezike e fotogrametike, Drejtoria republikane gjeodezike vazhdon t’i kryejë çështjet drejtuese nga lëmi ligjdhënës përmes bashkëpunimit republikan mes republikave në Jugosllavinë e atëhershme, bashkëpunimi ndërkombëtar, sjellja e planeve njëvjeçare e pesëvjeçare të matjes, financim të punëve themelore gjeodezike, mbikëqyrje dhe kontroll të punëve operative gjeodezike të kryera, arkivim dhe distribuim të planeve gjeodezike dhe hartave dhe punë tjera rrjedhëse.

Më 1989 me vendim të Këshillit ekzekutiv të Republikës Socialiste të Maqedonisë, Enti për çështje gjeodezike dhe fotogrametrike përsëri është integruar në Drejtorinë republikane gjeodezike, e cila krahas punëve drejtuese me ndryshimet i kryen edhe çështjet operative gjeodezike. Njëkohësisht me këtë vendim të 30 zyra kadastrale të nivelit komunal-lokal kalojnë në kompetenca të Drejtorisë republikane gjeodezike, gjegjësisht në nivel republikan.


Më vitin 2002, me Ligjin e organizimit dhe punës së organeve të drejtorisë shtetërore, Drejtoria republikane është riemërtuar në Enti shtetëror për çështje gjeodezike, i cili vazhdon si rrjedhojë e tij juridike.

Më vitin 2005 me ndyshimet dhe plotësimet e Ligjit të matjes, kadastrit dhe regjistrim të të drejtave të pasurisë së patundshme ka filluar edhe praktika private gjeodezike për kryerje të punëve gjeodezike operative (të terrenit) të matjes, në formë të autorizimit publik.

Më vitin 2008 me Ligjin e ri të kadastrës së pasurisë së patundshme, gjegjësisht me sjellje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për emërtimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Agjencisë së kadastrës së pasurisë së patundshme nr. 33-2022/6 të 06 majit të vitit 2008, Enti shtetëror për çështje gjeodezike vazhdon të punojë si Agjenci të pasurisë së patundshme, si rrjedhojë e tij juridike.