Agjencia e kadastrës së pasurisë së patundshme

Për kryerje të punëve të vendosjes dhe mbajtjes së kadastrës së pasurisë së patundshme, drejtim të sistemit gjeodezik-kadastror informativ, si dhe vendosje, mbajtje dhe hyrje publike në Infrastrukturën nacionale të të dhënave hapësinore është formuar Agjencia e kadastrës së pasurisë së patundshme (AKPP). AKPP-ja ka vlerën e personit juridik me të drejta, obligime dhe përgjegjësi të përcaktuara me Ligjin për kadastër të pasurisë së patundshme dhe ajo për punën e saj  përgjigjet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. AKPP-ja punon në bazë të principeve ligjore, profesionale, efikasitetit, transparencës, shërbimit orientues, profesionalizimit dhe përgjegjësi në punë dhe në rezultatet e arritura.

 

Në kompetenca të AKPP-ës janë:
 


-  formimi dhe të drejtuarit të sistemit gjeodezik-kadastror informativ, 
-  kryerje të punëve themelore gjeodezike,
-  matje të pasurisë së patundshme,
-  regjistrim të të drejtave të pasurisë së patundshme,
-  krijim dhe mbajtje të kadastrës së pasurisë së patundshme,
-  punë gjeodezike me destinime të veçanta të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë,
-  përgatitje të hartave topografike shtetërore,
-  udhëheqje të regjistrit të njësive hapësinore,
-  vendosje, mbajtje dhe hyrje publike e mundësuar në Infrastrukturën nacionale të të dhënave hapësinore,
-  mbikëqyrje të punës të tregtarëve individ-gjeodet dhe shoqëri tregtare të autorizuara për çështje gjeodezike.

 

AKPP-ën e udhëheq Këshilli drejtues i përbërë prej pesë anëtarëve edhe atë nga një anëtar me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, të Ministrisë të Financave, të Ministrisë të Ambientit Jetësor dhe të Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.

Me AKPP udhëheq drejtori, i cili ka zëvendësinë e tij.