Si deri te hartat topografike?

Plotësoni pjesën e kërkesës pika 9 dhe të dhënat tjera dhe dërgoni atë në AKPP, personalisht, përmes postës, përmes telefonit (2)3204832, përmes faksit (2)3171668 ose në e-mail adresën prodazba@katastar.gov.mk
Kërkesa duhet të jetë metaksë administrative në vlerë prej 50,00  denarësh që duhet  paguar mbi pagesën

 

Formulari PP50

Llogari të Thesarit: 100000000063095

Llogaria paguese: 84017703161

Kodi i të ardhurave: 722313.

 

Merr kërkesë (pdf)


Pagesa



Bëni pagesën në llogarinë vijuese në postën ose bankën më të afërt:



Formular PP 50: Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor,
Llogaria e thesarit: Buxheti i R.M.-AKPP 2100100450 787 11
Llogaria rrjedhëse: 1 000 000 000 630 95, Shifra e të ardhurave: 724116 20



Mënyra e plotësimit të fletëpagesës:



Marrja


Pasi që të vërtetohet pagesa e juaj, AKPP-ja do t’ju informojë përmes telefonit ose
e-mailit kur do të mund të merrni produktin e kërkuar. Për këtë nevojiten disa ditë. Produktin mund ta merrni ose në centralin e AKPP-ës ose përmes postës në vendin
ku jetoni.
 

Furnizim i shpejtë



Nëse në drejtorinë gjenerale të AKPP-ës në Shkup sillni llogarinë e pagesës tuaj, do
të mund menjëherë të merrni hartën në formë të shtypur. Për produkte tjera do të
nevojiten nga një deri në disa ditë për t’u përgatitur, varësisht nga lloji dhe numri i porosisë.



Përgjithësisht hartat e shtypura merren të paketuara (në formë të mbështjellur). Hartë të pambështjellur mund të merrni vetëm në rastet kur vetë e merrni atë.