Marrja e autorizimit për gjeodezist të autorizuar


Me hyrjen e praktikës private për të kryer punë operative gjeodezike (në terren), punet gjeodezike per matjen, ne funksion te themelimit dhe mbajtjes kadastrale se patundeshmirive, dhe ekzekutimin e puneve gjeodezike per detikim të vacant të cilat jan në lidhje me matjen dhe kadastrit të pasurive të patundshme, për herë të parë është e mundesuar me ndyshimet dhe plotesimet e Ligjit për kadastër dhe regjistrim të të drejtave në vitin 2005.

 

Zgjidhja e tillë ligjore është e parapare edhe në Ligjin e rri të Kadastrës së Patundshmërive (,,Gazeta zyrtare e RM’’ nu: 55/2013).


Me autorizim për gjeodezist të autorizuar mund të pajiset cdo person fizik që plotëson kushtet e mëposhtme:


 -të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë ose i shtetit anëtar të Bashkimit Evropian,

 -të ketë marrë se paku 300 kredi sipas Sistemit evropian per transfer te kredive (SETK) nga sfera e gjeodezisë ose shkallë te kryer VII/1 te studimeve në gjeodezi,

 -të ketë të paktën dy vjet përvojë punë në punë gjeodezike pas pervetësimit të kushteve prej pikes së pare dhe

 -te ketë të dhënë provimin për gjeodezist të autorizuar.


Provimi jepet para Komisionit për dhënjen e provimit per gjeodezist te autorizuar pran Agjencisë, në bazë të programit. 

Për dhënien e provimit i paguhet kompenzim Agjencisë.

Kompenzimi paguhet në formular në formë PP 50 në zhirollogarin e Agjencionit: 2100100450 787 11 në kodin e të ardhurave: 725939 20.


Agjencia detyrohet pas realizimit të provimit në afat prej pesë (5) ditëve ti njoftoj personat të cilet nuk e kanë dhen provimin, ndersa personve te cilet e kan dhen provimin t’u leshoje autorizim.

Autorizimet e leshuara për gjeodezist, Agjencia i regjistron ne listen e emrave te gjeodezisteve te autorizuar, te cilen e udheheq Agjencia.


Inxhinieri gjeodezist i huaj me autorizim nga vendi anetar i Unionit Europian, mund te kryejë punë gjeodezike në territorin e Republikës së Maqedonisë, nëse punët gjeodezike i kryen në pajtim me ligjet dhe dispozitat tjera të Republikës së Maqedonisë në sferën e ceshtjeve gjeodezike.


Inxhinieri gjeodezist i huaj me autorizim nga vendi tjetër mund të kryejë punë gjeodezike në territorin e Republikës së Maqedonisë nën kushtet e reciprociteit, nëse punët gjeodezike i kryen në pajtim me ligjet dhe dispozitat tjera të Republikës së maqedonisë nga sfera e cështjeve gjeodezike dhe autorizimin për cështje gjeodezike ta ketë të vërtetuar nga Agjencia me aktvendim.