Hipoteka

Për të regjistruar të drejtën e pengut – hipotekë e pasurisë së patundshme të regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme, duhet t’i drejtoheni sportelit për pranim në sektorin kadastral kompetent për territorin në të cilin ndodhet pasuria e patundshme dhe të dorëzoni:

  • fletëparaqitje në formë të shkruar;
  • dëshmi për pagesën e shërbimit në shumë prej:
    - 500 denarë për një parcelë kadastrore
  • bazë juridike për regjistrim. 


Numri i llogarisë në të cilin duhet të paguani kompenzim të shërbimit të ofruar nga AKPP-ja është i shpallur (do ta merrni) në sportelin e informacioneve në çdo sektor rajonal të AKPP-ës.

Kohëzgjatja për të marrë këtë shërbim nga Kadastri është 15 ditë.


Informacione plotësuese

Linja telefonike pa pagesë: Nëse keni ndonjë ankesë rreth punës së paligjshme të nëpunësve të caktuar të Kadastrit, por edhe të informoheni se deri ku ka arritur procedimi i lëndës tuaj, telefononin në numrin pa pagesë 0800 80 800.
 

 


Merr kërkesë (pdf)