Ndryshime në kadastrin e pasurisë së patundshme

Për të bërë ndryshime të të dhënave në kadastrin e pasurisë së patundshme, i cili është i regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme, duhet t’i drejtoheni sportelit për pranim në sektorin kadastral kompetent për territorin në të cilin ndodhet pasuria e patundshme dhe të dorëzoni:

  • fletëparaqitje në formë të shkruar;
  • dëshmi për pagesën e shërbimit në shumë prej:
    - 250 denarë për shitblerje, tjetërsim, dhuratë, trashëgim ;
    - 500 denarë për vendim gjyqësor akt të ndarjes fizike;
    - 950 denarë për ndryshim të klasës kadastrore (dhe kulturës kadastrore) për një parcelë kadastrore;
    - 350 denarë për ndryshimin e kulturës kadastrore nga tokë jondërtimore në ndërtimore për një parcelë kadastrore dhe një objekt në të njëjtën parcelë;
    - 250 denarë për baza  të tjera;
  • bazë juridike për regjistrim

Numri i llogarisë në të cilin duhet të paguani kompenzim të shërbimit të ofruar nga AKPP-ja është i shpallur (do ta merrni) në sportelin e informacioneve në çdo sektor rajonal të AKPP-ës.

Kohëzgjatja për të marrë këtë shërbim varet nga ndryshimi, për të cilin duhet apo nuk duhet elaborat gjeodezik. Ndryshimi për të cilin nuk duhet elaborat gjeodezik realizohet për 1 ditë, ndërsa ndryshimi i cili kërkon elaborat gjeodezik realizohet në zgjatje jo më shumë se 3 ditë.

Pas ndryshimit të bërë mund të dorëzoni kërkesë për fletë të re pronësie.


Informacione plotësuese

Linja telefonike pa pagesë: Nëse keni ndonjë ankesë rreth punës së paligjshme të nëpunësve të caktuar të Kadastrit, por edhe të informoheni se deri ku ka arritur procedimi i lëndës tuaj, telefononin në numrin pa pagesë 0800 80 800.

 


Merr kërkesë (pdf)