Regjistrim në kadastrin e pasurisë së patundshme

Regjistrimi në kadastrin e pasurisë së patundshme në kërkesë të pales mund të kryhet në dy mënyra:

1. Regjistrim veças
2. Regjistrim të drejtave të pashkruara të pasurisë sipas kadastrit të evidentuar të pasurisë së patundshme

Regjistrimi veças i të së drejtës së pasurisë së patundshme bëhet për pasurinë e patundshme, e cila ndodhet në komuna kadastrale ku zbatohet kadastri i tokës, respektivisht nuk është themeluar kadastër i pasurisë së patundshme. Për të kryer regjistrimin veças të pasurisë tuaj të patundshme, duhet t’i drejtoheni sportelit për pranim në sektorin kadastral kompetent për territorin në të cilin ndodhet pasuria e patundshme dhe të dorëzoni:

  • fletëparaqitje në formë të shkruar;
  • dëshmi për pagesën e shërbimit në shumë prej:
     - 350  denarë për një parcelë kadastrore,
     - 500 denarë për një ndërtesë  familjare banesore  me bodrum dhe garazhë kur gjindet në të njëjtën,
     - 450 denarë për një banesë me /pa bodrum ose lokal afarist në ndërtesë kolektive,  
     - 500  denarë për një lokal afarist /rezervoar /me futjen e dimensioneve të objektit
  • bazë juridike për regjistrim;
  • elaborat gjeodezik.

Numri i llogarisë në të cilin duhet të paguani kompenzim të shërbimit të ofruar nga AKPP-ja është i shpallur (do ta merrni) në sportelin e informacioneve në çdo sektor rajonal të AKPP-ës.

Kohëzgjatja për të marrë këtë shërbim nga Kadastri është 15 ditë.
 
Informacione plotësuese

Linja telefonike pa pagesë: Nëse keni ndonjë ankesë rreth punës së paligjshme të nëpunësve të caktuar të Kadastrit, por edhe të informoheni se deri ku ka arritur procedimi i lëndës tuaj, telefononin në numrin pa pagesë 0800 80 800.

Merr kërkesë (pdf) 

Regjistrim të drejtave të pashënuara të pasurisë sipas kadastrit të evidentuar të pasurisë së patundshme, bëhet për pasuri të patundshme të cilat gjatë regjistrimit sistematik kanë mbetur me të drejta të pashkruara. Për të bërë regjistrimin e të drejtave të pashkruara sipas kadastrit të evidentuar të pasurisë së patundshme, duhet t’i drejtoheni sportelit për pranim në sektorin kadastral kompetent për territorin në të cilin ndodhet pasuria e patundshme dhe të dorëzoni:

  • fletëparaqitje në formë të shkruar;
  • dëshmi për pagesën e shërbimit në shumë prej:
     - 350 denarë për një banesë në  ndërtesë kolektive ,
     - 500  denarë për një lokal afarist /rezervoar /me futjen e dimensioneve të objektit
  • bazë juridike për regjistrim;
  • elaborat gjeodezik.

Numri i llogarisë në të cilin duhet të paguani kompenzim të shërbimit të ofruar nga AKPP-ja është i shpallur (do ta merrni) në sportelin e informacioneve në çdo sektor rajonal të AKPP-ës.

Kohëzgjatja për të marrë këtë shërbim nga Kadastri është 15 ditë.

Pas kryerjes së regjistrimit të të drejtave të pashkruara të pasurisë së patundshme në kadastrin e evidentuar të pasurisë së patundshme mund të parashtrohet kërkesë për të marrë fletë pronësinë.