PUNËTORI PËR ADMINISTRATËN E TOKËS

29.06 2015

 

Në periudhën prej 24 deri në 26 qershor 2015 përfaqësues të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive kanë marrë pjesë në punën e puntorisë për administrimin e tokës. Punëtoria u mbajt në Moskë, dhe u organizua nga kampi i ROSREESTR (Shërbimi Federal rus për  Regjistrimi e shtetit, Kadastër dhe Hartografi) dhe të UNECE (Komisioni Ekonomik për Evropën i Kombeve të Bashkuar). 

 

 

Në ngjarjen morrën pjesë  164 persona prej 23 shtete të ndryshme, e temat kryesore ishin kadastra dhe regjistri, standardizimi I të dhënave dhe shërbimeve , dhe bashkëpunimi në nivel kombëtar dhe rajonal.  Brenda gjashtë sesioneve u prezantuan gjithsej nëntëmbëdhjetë prezantimeve. Në seancën e titulluar "Standardet dhe shërbimet e të dhënave", Agjencia për Kadastër  të patundshmërive  prezantoi Geoportalin Kombëtar të Republikës së Maqedonisë (Shkarko prezantimin). Përveç sesioneve të punës u mbajt një forum me temë "Çfarë është e nevojshme për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të tokës."