Konferenca përfundimtare për ”Të drejtat tokësore të Informuara dhe Gjithëpërshfirëse në Ballkanin Perëndimor”

19.05 2014

 

Në kuadër të programit Më shumë mbi Udhëheqjen  e cila ka për qëllim ndërtimin e kapaciteit dhe rritjen e vetëdijes së nevojave, përmirësimin e menxhimit me tokën për grate dhe grupat e rrezikuara në Ballkanin Perëndimor,në periudhën e 11deri 15 Maj,viti 2014 në Durrës Shqipëri ishte organizuar konferenca përfundimtare nën organizmin e Bankës Botërore  dhe Organizatës për ushqim dhe bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (KB).

 



Në këtë ngjarrje u prezentuan rezultatet që ishin arritur në kohën  gjat periushës së zbatimit nga realizimi 11 mujor I Planit të veprimit (Planit Aksionar).Ekipën maqedonas e përbënin përfaqësues nga Agjancia për kadastër dhe patundshmëri ,Shoqatës së Noterve të Republikës së Maqedonisë si dhe nga Ministria për punë dhe politikë sociale. Ekipi kishte një prezantim mbi aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit të quajtur - Si të  rrisim  përqindjen e grave pronarët e pronave në vend. Në kuadër të konferencës u zhvilluan seanca  të ndara në lidhje me mënyrën e përgatitjes së strategjive dhe politikave të komunikimit në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet me rëndësi gjinore dhe qasje të barabartë në regjistrimin e tokës dhe pronës.  Në fund të konferencës u dërgua në një përfundim të përbashkët se çështjet gjinore dhe qasja në tokë është një segment i rëndësishëm në punën e Agjencisë për kadastër të patundshmërisë  dhe që në bazë të këtyre reformave Banka Botërore këto çështje do të vazhdojë të mbështesë edhe në vazhdim dhe në projektet e ardhshme do të zbatohen në rajon.


  


Përfaqësuesi i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë i Kombeve të Bashkuara (KB), në14.05.2014 vizitoi Agjencinë për kadastër të patundshmërive  ku Drejtori i Agjencisë, z Slavce Trpeski foli për aktivitetet e ardhshme që do të marrë institucioni nën reformat lidhur me krijimin e SIGjK efikas, dixhital i cili ndër të tjera parashikon barazinë në pronësi të pasurive të patundshme